Politikë

Komisioni i Dezinformimit, Nikolla letër krerëve të Grupeve Parlamentare: Dërgoni emrat e anëtarëve

Kuvendi duhet të marrë vendim për të përcaktuar përbërjen e këtij komisioni. 

f.t
Komisioni i Dezinformimit, Nikolla letër krerëve të Grupeve
Lindita Nikolla

TIRANË-Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla u ka kërkuar kryetarëve të grupeve parlamentare që të dërgojnë emrat e anëtarëve për ngritjen e komisionit të Posaçëm për Dezinformimin. Në kërkesën drejtuar grupeve parlamentare Nikolla njofton se Kuvendi duhet të marrë vendim për të përcaktuar përbërjen e këtij komisioni. 

‘Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë, 6 anëtarë nga grupi i shumicës parlamentare dhe 5 anëtarë nga grupet e pakicës parlamentare, ku 3 anëtarë të jenë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, 1 anëtar nga Grupit Parlamentar "Aleanca për Ndryshim" dhe 1 anëtar nga Grupi Parlamentar "Demokraci dhe Integrim". Kuvendi duhet të marrë vendim për të përcaktuar përbërjen e këtij komisioni. Për këtë arsye mbetem në pritje të propozimeve tuaja për caktimin e emrave që do të jenë anëtarë në përbërje të këtij komisioni.’- njofton Nikolla.

Komisioni i Dezinformimit, Nikolla letër krerëve të Grupeve
LETRA

Komisioni i Dezinformimit do të luftojë informacionin e rremë dhe ndikimet e shteteve të huaja jo miqësore, duke përdorur median, teknologjinë dhe paratë e errëta në fushata zgjedhore. Të gjitha institucionet përfshirë edhe ato të pavarura, si organet e drejtësisë, do të jenë të detyruara të japin çdo informacion apo dokument të kërkuar nga komisioni i posaçëm kundër keqinformimit. Përveç 11 anëtarëve, në përbërje të Komisionit do të jetë edhe një grup ekspertësh nga institucionet kryesore të sigurisë dhe medias./ZËRI

Poll

MOS HUMB