
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, ka ndeklaruar votën e tij kundër ngritjes së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion në Kuvend. Sipas Bashës ngritja e këtij komisioni është një manovër elektrorale e kryeministrit Edi Rama dhe se PD nuk mund të bëhet pjesë e kësaj farse.
“Siç e paralajmërova është e qartë se nuk është gjë tjetër veçse një manovër elektorale. Një komision që nuk është komision, emrat janë përcaktuar, përpjekje për të larë manovrat e kësaj qeverie. Kjo mazhornacë s’ka interes të ndihmojë dhe forcojë SPAK, por po bën gjithçka për ta rrethuar, dobësuar, intimiduar. S’ka arsye për SPAK të ekzistojë nëse sëdo kishim korrupsionin e Ramës. SPAK ka lindur si nevojë për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie. Ne kemi bërë propozim konkret, votoni amendamentet për SPAK dhe jemi gati për të bashkuar votat për të votuar amendamentet që fuqizojnë SPAK. S’kanë vullnet për të luftuar korrupsionin. PD s’mund të jetë pjesë e lojërave të fjalës së Ramës”, tha Basha.
Votën kundër për ngritjen e këtij Komisioni e ka deklaruar dhe grupi parlamentar i PD-së që drejtohet nga Gazment Bardhi. /ZËRI