Politikë

Komisioni për amnistinë penale online, deputetët e ndjekin duke ngarë makinën

Mbledhja është zhvilluar sërish online, ku deputet për të marë pjesë iu nevojitet vetëm një telefon me kamera.

f.t
Komisioni për amnistinë penale online, deputetët e ndjekin duke
pamje nga mbledhja

TIRANË-Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin për Amnistinë Penale, i cili do të kalojë të enjten në Kuvend, ndërsa në mbledhje ishte i pranishëm edhe Enkelejd Alibeaj, i cili kërkoi më shumë kohë për ndiskutimet. Mbledhja është zhvilluar sërish online, ku deputet për të marë pjesë iu nevojitet vetëm një telefon me kamera.

Fizikisht mund të jesh në makinë, në një lokal, në banesë apo në zyrën tënde nuk ka rëndësi, mjafton që të jesh online në platformën zoom.

Komisioni për amnistinë penale online, deputetët e ndjekin duke
PAMJE NGA MBLEDHJA

Edhe sot në komisionin e ligjeve ku u diskutua aministia penale, kanë qenë tre deputetë, Aurora Mara, Olta Xhaçka dhe Damian Gjiknuri të cilët kanë qenë duke udhëtuar me makinë ndërsa në 'Zoom' vijonte debati nëse duheshin pranuar propozimet e PD-së për të falur protestuesit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB