
TIRANË-Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi sot seancë dëgjimore me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, lidhur me raportimin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2023. Gjatë mbledhjes Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, Florian Sulejmani vendosi në dispozicion raportin për vitin 2023.
Në fjalën e tij drejtori i AMP raportoi se gjatë vitit 2023, sa i përket hetimit procedurial penal janë referuar drejt prokurorive rreth 249 referime penale për 342 subjekte të strukturave mbikëqyrëse, nga të cilët 53 punonjës janë ndaluar/arrestuar në kushtet e flagrancës dhe 316 punonjës janë hetuar në gjendje të lire. Në lidhje me hetimet e SPAK, Sulejmani deklaroi se në bazë të raportit janë ekzekutuar masat e sigurisë “arrest me burg” për 24 punonjës të strukturave dhe 5 shtetas, “arrest në shtëpi”.
Sulejmani: Kam paraqitur një kërkesë sepse raporti i madh ëshë i klasifikuar dhe sigurisht duhet bërë me dyer të mbyllura. Ësshtë në nderin tim të raportoj. Është në përmbushje të ligjit dhe përbën detyim ligjor për llogaridhënie. Do ndajmë me ju problematikat e këtij viti. Në mënyrë të detajuar kemi vënë në dispozicion raportin për vitin 2023. Agjensia ka qëllimin e vetëm parandalimin e korrupsionit. Ankesat e marra nga qytetarët për vitin 2023 janë 1522, të ardhura nëpërmjet linjës të gjelbër 0800 90 90, 4203, inspektime të planifikuara 4, inspektime të paplanifikuara 47, struktura të inspektuara 40. Janë dhënë gjithsej 35 rekomandime për përmirësimin e situatës. Është rekomanduar fillimi i ecurisë disiplinore për 95 punonjës të strukturave. Përkatësisht për shkelje të rëndë për 15 punonjës dhe për shkelje të lehtë për 80 punonjës. Komisioni i Hetimit Disiplinor të AMP ka drejtuar praktika dhe ka marrë vendime në ngarkim të 117 punonjësve. Në përfundim të tyre për 4 punonjës është dhënë masa përjashtim nga Policia, për 3 punonjës është dhënë masa shtyrja e afatit të gradimit deri në 2 vjet, për 10 punonjës është dhënë masa shtyrja e afatit të gradimit deri në 1 vit, për 22 është dhënë masa shtyrja e afatit të gradimit deri në 6 muaj, për 6 punonjës është rekomanduar masa disiplinore për shkelje të lehtë, për 38 punonjës është vendosur mos fillim i hetimit, për 36 punonjës është vendosur përfundimi i hetimit pa masë disiplinore dhe për 14 punonjës është pezulluar hetimi disiplinor. Konkretisht gjatë vitit 2023, sa i përket hetimit procedurial penal janë referuar drejt prokurorive rreth 249 referime penale për 342 subjekte të strukturave mbikëqyrëse, nga të cilët 53 punonjës janë ndaluar/arrestuar në kushtet e flagrancës dhe 316 punonjës janë hetuar në gjendje të lire. Ndërsa për hetimet proaktive në ndjekje me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, janë ekzekutuar masat e sigurisë “arrest me burg” për 24 punonjës të strukturave dhe 5 shtetas, “arrest në shtëpi” për 10 punonjës të strukturave dhe 1 shtetas, pezullimi i ushtrimit të detyrës është caktuar për 50 punonjës të strukturave dhe 3 shtetas dhe detyrimi i paraqitjes në policinë gjyqësore është caktuar për 4 shtetas.