Politikë

'Sterilizimi'/ Shtyhet afati i punës së Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi deri më 22 tetor

Në 3 mbledhjet e fundit të këtij Komisioni kanë dëshmuar anëtarë të Nismës Thurja Endri Shabani dhe Pano Soko.

f.t
'Sterilizimi'/ Shtyhet afati i punës së Komisionit Hetimor
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka vendosur të shtyjë afatin kohor të Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-up deri më 22 tetor. Ditën e djeshme kryetarja e këtij Komisioni, Albana Vokshi tha se është rënë dakord me kryesinë e vogël për shtyrjen e punimeve. Në 3 mbledhjet e fundit të këtij Komisioni kanë dëshmuar anëtarë të Nismës Thurja Endri Shabani dhe Pano Soko.

Ngritja e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Sterilizimin dhe Check-Up në shëndetësi u arrit pas një marrëveshjeje të arritur nga Partia Socialiste me atë demokratike. Por të dyja këto koncensione janë nën hetim nga SPAK. I pari, ai i Sterilizimit, ka sjellë deri më tani arrestimin dhe ngritjen e akuzave ndaj ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. Nën hetim është dhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani. 

Poll

MOS HUMB