Politikë

Çuçi mbledh grupin parlamentar: Do bëjmë ndeshje futbolli me homologët nga Kosova, në ekip dhe deputetë të opozitës

Çuçi ka njoftuar se deputetët do të kenë një ndeshje futbolli, me homologët e tyre nga Kosova

E.K
Çuçi mbledh grupin parlamentar: Do bëjmë ndeshje
Bledi Cuci

TIRANË- Socialistët kanë mbledhur sot grupin e tyre parlamentar, ku kryetari Bledi Çuçi diskutoi me deputetët agjendën e javës së re dhe projektligjet që shkojnë në seancën plenare, e cila do të mbahet ditën e mërkurë, datë 12 qershor.

Krahas raportimit të veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, raportit të ILDKPKI, pritet të diskutohet edhe projektligji për një ndryshim në aderimin e Shqipërisë në Konventën e Aviacionit Civil Ndërkombëtar.

Çuçi njoftoi deputetët për takimin që do të mbahet sot në sallën e seancave plenare në kuadër të Javës së Historisë dhe Kulturës Çame, asamblenë e Partisë Socialiste që do të zhvillohet nesër online dhe takimin festiv mbrëmjen e së mërkurës me rastin e 33 vjetorit të themelimit të PS.

Ndërkohë që në këtë mbledhje, Çuçi ka njoftuar se deputetët do të kenë një ndeshje futbolli, me homologët e tyre nga Kosova.

Ky vendim, vjen me rastin e inaugurimit të stadiumit të tyre të ri. Ndeshja pritet të zhvillohet në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.

Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi i ka njoftuar socialistët se në ekipin e Shqipërisë do jenë edhe deputetë nga opozita./ZËRI 

Poll

MOS HUMB