Politikë

Konferenca e Kryetarëve, zbardhet kërkesa e opozitës: Gjyqtari Astrit Kalaja të shpallet "Dëshmor i Atdheut"!

Në mbledhjen që po zhvillohen në Kryesinë e Kuvendit, deputetët opozitarë kërkuan që institucionet shtetërore të nisin proceduat në lidhje me gjyqtarin e ndjerë, i cili humbi jetën në krye të detyrës.

zh.ll
Konferenca e Kryetarëve, zbardhet kërkesa e opozitës: Gjyqtari
Gjyqtari i vrare astrit kalaja

TIRANË- Opozita ka kërkuar zyrtarisht në Konferencën e Kryetarëve që gjyqtari i ndjerë, Astrit Kalaja të shpallet "Dëshmor i Atdheut". Në mbledhjen që po zhvillohen në Kryesinë e Kuvendit, deputetët opozitarë kërkuan që institucionet shtetërore të nisin proceduat në lidhje me gjyqtarin e ndjerë, i cili humbi jetën në krye të detyrës.

Opozita e konsideron këtë akt si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe kërkon që shteti të nderojë figurën e gjyqtarit që humbi jetën në krye të detyrës, duke i dhënë statusin më të lartë të nderimit për shërbimin ndaj vendit.

Kërkesa vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambientet e Gjykatës, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me armë zjarri në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, teksa lexonte një vendim gjyqësor në Gjykatën e Apelit të Tiranës./ZËRI

Poll

MOS HUMB