TIRANË- Gjashtë komisione parlamentare dhe Konferenca e Kryetarëve do të mblidhen sot në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. Pritet të shqyrtohet propozimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe 2 kërkesat e depozituara nga Partia Socialiste.
Partia Demokratike ka depozituar kërkesën “Për zhvillim të mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë” në lidhje me gjetjet e OLAF për Fondet nga programi IPARD. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka propozuar ngritjen e dy Komisioneve të reja të posaçme, përkatësisht një për realizimin e Reformës Zgjedhore dhe tjetrin si Komision i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.
Rendi i ditës i Konferencës së Kryetarëve:
1. Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për zhvillim të mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë” në lidhje me gjetjet e OLAF për Fondet nga programi IPARD.
2. Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për ngritjen Komisioni të Posaçëm të Kuvendit ”Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore”””.
3. Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për ngritjen Komisioni të Posaçëm të Kuvendit “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo – Territoriale””.