Politikë

Konferenca e Kryetarëve/ 'Zgjedhorja', Çuçi flet për mediat: Mund të mos ketë fare produkt

Lidhur me komisionin për reformën zgjedhore, ai u shpreh se do i nënshtrohet procedurës në parlament, si të gjithë të tjerët në përfundim të mandatit, nëse do të ketë një produkt.

k.m.
Konferenca e Kryetarëve/ 'Zgjedhorja', Çuçi flet
Bledi Çuçi

TIRANË- Në përfundim të mbledhjes së konferencës së kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, zbardhi detaje të bisedës së zhvilluar në të. Lidhur me komisionin për reformën zgjedhore, ai u shpreh se do i nënshtrohet procedurës në parlament, si të gjithë të tjerët në përfundim të mandatit, nëse do të ketë një produkt.

“Lajm pozitiv që më në fund opozita u ul në konferencën e kryetarëve. U duk sikur rivendosëm dialogun aty ku e lamë. Sot vendosëm në konf. Që të rregullojnë objektet e dy komisionet hetimore. Lam një grup të përbashkët me përfaqësuesit e palëve, dhe mendoj se ishte një frymë e mirë sa i vijon vijimit të një jete parlamentare. Ato zgjodhën të ikin nga parlamenti dhe të hyjmë në një jetë parlamentare',-u shpreh Çuçi.

Do zgjatet afati i Reformës Zgjedhore që përfundon më 21 mars?

Çuçi: Komisioni do përfundojë mandatin me një produkt që po përpunohet. Aty janë të gjithë të përfaqësuar. Produkti do të shqyrtohet në procedura parlamentare normale. Komisioni bipartian funksionon është aty, nuk ka nënkomision për cështjet zgjedhore. Ramë dakord që në parim të diskutojmë për cështje që kanë të bëjnë me 3/5 dhe prej aty të shkojmë në vendimmarrje politike. Janë procedura që i kemi ndjekur edhe në vite të tjera. Kemi ngritur një komision, i kemi dhënë kohën e nevojshme, do përfundojë mandatin. Produkti do shqyrtohet në procedura parlamentare normale, si të gjitha.

Nëse nuk merr 84 vota, do jeni të hapur me një produkt tjetër?

Çuçi: Ose nuk do të ketë fare produkt. Kryetarja la nesër një seancë që nesër ne të shkojmë dhe të avancojmë me ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve u dakordësua ngritja e 2 Komisioneve Hetimore të kërkuara nga Partia Demokratike. E para ka lidhje me rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS, ndërsa e dyta me koncesionet në shëndetësi, ku përfshihet ai i “Sterilizimit” dhe “Check-up”./ZËRI

Poll

MOS HUMB