Politikë

Kongresi i PS/ Majlinda Dhuka: Qëllimi ynë është që Shqipëria të anëtarësohet brenda vitit 2030 në BE

Kryenegociatorja me BE, Majlinda Dhuka në fjalën e saj në Kongresin e PS, u shpreh se qëllimi i qeverisë është që brenda vitit 2030 Shqipëria të ulet si e barabartë në tryezën e BE.

I.F
Kongresi i PS/ Majlinda Dhuka: Qëllimi ynë është që
Majlinda Dhuka

TIRANË- Kryenegociatorja me BE, Majlinda Dhuka në fjalën e saj në Kongresin e PS, u shpreh se qëllimi i qeverisë është që brenda vitit 2030 Shqipëria të ulet si e barabartë në tryezën e BE.

“Qëllimi ynë është të përmbushim të gjitha kushtet për anëtarësim dhe Shqipëria në 2030 të ulet si e barabartë në tryezën e përbashkët evropiane. Të gjithë po punojmë për këtë qëllim. PS do t’ia dalë kësaj sfide të madhe historike. Shqipëria arriti të çelë negociatat me BE, falë progresit dhe reformave të rëndësishme”, tha ajo.

Ajo theksoi sfidat që duhen tejkaluar e për të cilat po punohet, ku theksin e vuri tek lufta ndaj korrupsionit si dhe thellimin e reformave.

Agjenda kombëtare parasheh thellimin e mëtejshëm të reformave. Rrugëtimi është i qartë, së pari nevojitet të forcojmë sundimin e ligjit dhe thellojmë progresin e reformës në drejtësi, të rrisim cilësinë e institucioneve të drejtësisë. Së dyti, nevojitet të thellojmë modernizimin e qeverisjes dhe transformimin e administratës tonë publike”, shtoi ajo. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB