Politikë

'Kontrollon SPAK-un'/ Rama u përgjigjet akuzave të opozitës: Janë bërë për të ardhur keq

Rama tha se Partia Socialiste i priu Reformës në Drejtësi ndërsa për ata që e akuzojnë për "kapje" të SPAK, kreu i ekzekutivit thotë se nuk kanë prova dhe janë për të ardhur keq. 

k.m.
'Kontrollon SPAK-un'/ Rama u përgjigjet akuzave të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministi Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga kundërshtarët politik se kontrollon Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët mes grupit të PS dhe kabinetit qeveritar, Rama tha se Partia Socialiste i priu Reformës në Drejtësi ndërsa për ata që e akuzojnë për "kapje" të SPAK, kreu i ekzekutivit thotë se nuk kanë prova dhe janë për të ardhur keq. 

Edi Rama: Dikur kapej burri i botës me qindra mijëra presh, duke e bërë popullin për budalla, duke thënë ishte ai, por zëri i dikujt tjetër. Ndërsa miliona të tjera bëheshin rrush e kumbulla. Këto nuk janë dikuret e vitit 1913, as të 1993, por të 10 vjetëve më parë. Personazhet dhe partitë e kohës së këtyre dikureve janë sot gjithë ditën në hapësirën e pushtetit politik në Shqipëri, sa në majë të pallatit, sa në majë të skelave prej hekurit duke lëshuar thirrje histerike kundër korrupsioni dhe SPAK. Sot para ligjit askush nuk është më shumë se një qytetar, para ligjit jemi të gjithë të barabartë. Ka disa që thonë se nuk e paskam menduar që do të vinte kjo ditë, që reformën ma imponuan ambasadorët, kurse më të fantaksurit thonë që SPAK bën atë që them unë. BKH është në programin tonë të vitit 2009, le t'i hapin kartat. E dyta, si na e imponuan reformën në drejtësi? Ne na u desh shumë kohë për t'i bindur vetë ata njëherë për domosdoshmërinë e këtij ushtrimi të paparashikueshëm. Vullneti ynë ishte pavarësimi i pushtetit politik. Po ku bënte vaki që të shkruheshin të gjithë ato drafte po të mos ishte vullneti i hekurt i PS dhe vendosmëria për të mos u tërhequr. Kush thotë që e kontrolloj unë SPAK-un, mirë që nuk ka provë, por nuk ka si ta mendojë që unë në politikë kam hyrë për të kthyer përmbys çfarë mundem. Merr e kthe përmbys! Nuk kam hyrë për të qenë një hu i gjatë që në rastin më të mirë ikin dhe nuk lënë gjurmë. Shumica në familjen tonë politike të bëjnë punën me aq sa munden. Ndërkohë ta kontrollojë SPAK-un që ndonjë mes nesh të flenë rehat mbi dyshekët e mbushur me puplat e korrupsionit. Ku lidhen këto? Nuk iu vë faj për asgjë nga këto që thonë, se po të ishin në vendin tim do të bënin të njëjtat gjëra ekzakt dhe shkelnin me këmbë këdo dhe fusnin duart kudo. 

Poll

MOS HUMB