Politikë

“Nuk lëshoj vetëm Zahon”, Rama: Ncuq, ncuq, nuk mbaj asnjë burrë që mban karrigen me vjedhje

Rama tha se socialistët nuk do të komentojnë asnjë hetim të SPAK, për cilindo zyrtar të tyre, qofshin këta ministra apo kryebashkiakë

E.K
“Nuk lëshoj vetëm Zahon”, Rama: Ncuq, ncuq, nuk mbaj
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka folur për korrupsionin në radhët e socialistëve, për të cilët tha se nuk do të bëhet asnjëherë mburojë. Rama iu përgjigj akuzave të vazhdueshme që atij i bëhen, se i lëshon gjithnjë bashkëpunëtorët e tij. Sipas Ramës, qeveria që ai drejton nuk do të bëhet asnjëherë mburojë e politikanëve të korruptuar, dhe se sa më lartë të shkojë steka e hetimeve, aq më shumë përgjigjen do ta presë vetëm nga SPAK.  

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Qeveritë e mia kanë ndryshuar. Jo po PS duhet ti mbajë njerëzit e saj, dhe ti nuk duhet ti lëshosh njerëzit e tu, ncuq, ncuq, unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël, kur do të hidhet nga ndonjë shkëmb i lartë. Por nuk mund të mbaj asnjë burrë që rri me para të vjedhura në karrige, nëse ske bërë gjë nuk ke nevojë që të mbaj as unë dhe as PS.

Jo po nuk kam bërë asgjë, po më bien në qafë. Nëse nuk ke bërë asgjë nuk të mbaj as unë as PS, por e vërteta. Prandaj lufto për të vërtetën tënde. Sepse kjo parti dhe kjo qeveri nuk bëjnë asnjë koment për cështjet që hap SPAK. Jo më avokatin e një drejtori, kryebashkiaku, ministri, deputeti apo ish ministri.

Kjo qeveri nuk bën dot asnjë koment, për asnjë çështje të Spak, jo më avokatinë e një drejtori, kryebashkiaku apo ish-minsitri të kërkuar nga SPAK. Sa më lartë të jetë ngjitur kërkesa e SPAK, aq më shumë ne e presim drejtësinë vetëm nga SPAK. Ne nuk kemi çfarë i bëjmë askujt që nuk e kupton se reforma në drejtësi është e vërteta jonë më e madhe.

Në 40 e ca ministra që kanë punuar në qeveritë e drejtuara prej meje, nuk janë larguar nga SPAK por nga unë. Por nuk mund ti përlyesh të gjithë, jemi ne që krijuam kushte që ata shembuj të krijohen, por nuk mund të përgjithësohet puna e të gjithë të tjerëve.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB