Politikë

KQZ regjistron zyrtarisht 11 parti për zgjedhjet në Himarë, PD me Berishën kryetar, Basha pa parti mbetet jashtë garës

Një ditë më parë, demokratët dorëzuan vërtetimin nga Zyra e Regjistrit të Partive Politike, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku rezulton se tashmë Berisha është kryetar i PD

E.K
KQZ regjistron zyrtarisht 11 parti për zgjedhjet në Himarë, PD me
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kur na ndajnë më pak se dy javë nga zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në Bashkinë e Himarës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije dhe partitë politike që janë regjistruar zyrtarisht. Në zgjedhje do të marrin pjesë 11 parti politike, të cilat janë konfirmuar në mbledhjen e sotme nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Në fletë votim do të listohen forcat politike e mëposhtme:

Partia Demokratike

Partia Socialiste

Partia e Lirisë

Partia Republikane

PBDNJ

Partia Demokristiane

Fryma e Re Demokratike

Balli Kombëtar

Partia Agrare Ambjentaliste

Balli Kombëtar Demokrat

Bashkimi Demokrat Shqiptar

Kreu i KQZ-së regjistroi dhe PD-në e përfaqësuar nga Sali Berisha, ndërkohë që Lulzim Basha, tashmë i mbetur pa vulë nuk ka bërë asnjë iniciativë për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Përveç 11 partive, në garë do të jenë edhe 2 kandidatë për kryebashkiak, Vangjel Tavo nga socialistët, dhe Petro Gjikuria nga opozita. Të dy ata i përkasin minoritetit grek në Shqipëri, ndërsaa gara në Himarë, mbahet në kulmin e tensioneve që pasuan arrestimin e Fredi Belerit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB