Politikë

Kryemadhi kthen kurs, mbron publikisht Metën: SPAK, vegël e Ramës! Iliri më sulmon si politikane, jo si bashkëshorte

Jashtë, e pyetur për mediat sulmoi edhe ajo SPAK, njëjtë si bashkëshorti i saj, Ilir Meta: SPAK është vegël e Ramës!

k.m.
Kryemadhi kthen kurs, mbron publikisht Metën: SPAK, vegël e
Monika Kryemadhi

TIRANË- Ndryshe nga sa u shpreh dje, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka kthyer kurs. Teksa futej sot për në selinë e Kuvendit të Shqipërisë është ndaluar nga gazetarët për të dhënë një prononcim lidhur me deklaratat që ka bërë i shoqi, njëkohësisht edhe kreu i PL-së, Ilir Meta. Madje shprehu edhe dakordësinë për sulmin që Meta po i bën Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por sipas saj, SPAK është vegël e Ramës, ndaj dhe beteja e opozitës nuk duhet të jetë me organin e drejtësisë. Sa i përket sulmeve që Meta nuk i ka kursyer as ndaj saj, Kryemadhi duket se di ta bëjë dallimin mes Monikës politikane dhe asaj bashkëshorte. Ndaj sqaroi edhe për mediat se sulmet i ka pasur si politikane. Por shtoi se nuk qëndrojnë akuzat për nepotizëm sepse ajo është votuar nga qytetarët, ndaj postin nuk ka sesi t'ja ketë dhënë as Meta dhe as Partia e Lirisë. 

Në fund, nuk kaloi ka një 'kunjë' kur u pyet a do të garonte për presidente të Partisë së Lirisë. Për të, gara bëhet me ide, jo për poste, duke i kthyer reston akuzave që deri më sot ka bërë ndaj saj i shoqi. Megjithatë, gjuha e përdorur sot është shumë më e zbutur nga dje, kur e akuzoi Ilir Metën se po i shërbente kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. 

PRONONCIMI I PLOTË PËR MEDIAT: 

Kryemadhi: Në 2003, Partia Socialiste ndryshoi statutin për të larguar Kryemadhin nga partia dhe thoshtë o Monika, o Iliri. Në 2004, kur u themelua LSI-ja, grupi themelues, edhe pse Monika ishte një prej tyrebënë statutin qpë nuk lejohet burrë dhe grua në parti. Mbas dy vjetëve e ndryshuan prapë. Mendoj që meritokracinë në një parti nuk e mbyt dot nepotizimin. Nepotizmi është për institucionet shtetërore kur emërojnë, ndërsa deputeti zgjidhet me vota. Mund të të emërojë Ilir Meta deputet, por nuk të zgjedh populli me vota.

Ju vjen keq për gjuhën që ka përdorur bashkëshorti juaj për SPAK?

Kryemadhi: Në çdo fjalë që ka thënë Ilir Meta për kapjen e drejtësisë nga qeveria, jam shumë dakord për mënyrën mendoj që e them përsëri vjen revolta sepse njerëzit në një moment edhe revoltohen. Mendoj se SPAK-u është vegël e Edi Ramës dhe beteja jonë nuk është më SPAK-un.

Jeni dakord me sulmet ndaj Dumanit?

Kryemadhi: Ju duket normale që gazetat e Erion Velisë hapin faqet e para me njoftimet që SPAK-u çon tek të tjerët. Lajmi kalon nga gazetarët para se të shkojë tek qytetarët.

Jeni ndjerë e sulmuar nga bashkëshorti juaj?

Kryemadhi: Mua më shumë seç më ka sulmuar Edi Rama, Erion Veliaj... Pse nuk u dhimbset kjo ju, si bashkëshorti? Nuk më ka sulmuar si bashkëshorte, por si politikane. Po keq iu ka ardhur që Erion Veliaj ka paditur në SPAK mamanë time, fëmijët e mi.

Do kandidoni për presidente të PL?

Kryemadhi: Unë kandidoj me mendime jo me kandidatura.

Që prej disa ditësh, Meta flet për një tradhëtar në selinë e Partisë së Lirisë, por nuk ka zgjedhur në asnjë moment që të japë një emër. Por lëvizja e parë që po bëhet nga PL-ja është largimi i Brahimllarit. Dyshime ka edhe për largimin e Kryemadhit nga Partia, pasi ka premtuar se do "zhdukë" nepotizimin, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete./ZËRI

Poll

MOS HUMB