Politikë

Kush do e drejtojë PD-në nëse arrestoheni? PËRGJIGJET Sali Berisha

Kryedemokrati u shpreh se dhe nëse arrestohet PD do të drejtohet nga ai.

E.K
Kush do e drejtojë PD-në nëse arrestoheni? PËRGJIGJET Sali
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hequr këtë të enjte çdo diskutim se kush do e drejtojë PD në rast se ai arrestohet nga SPAK. Kryedemokrati u shpreh se dhe nëse arrestohet PD do të drejtohet nga ai. Deklaratën e bëri i ftuar në "Opinion".

Sali Berisha: Do e drejtojë Sali Berisha dhe nga thellësitë e çdo qelie. Unë do e drejtoj dhe do e çoj drejt fitores. Nuk ka mure që izolojnë idealet e lirisë. 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korruopsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar të martën zyrtarisht përmes një shkrese Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit dhe dhënien e miratimit për arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha. Sipas SPAK, Berisha nuk ka zbatuar vendimin e dhënë më herët nga akuza për masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, duke mos u paraqitur para oficeres së policisë gjyqësore Adelajda Metaj. Kjo, sipas SPAK, bën që ndaj Berishës të kërkohet një masë më e fortë sigurie. Kërkesa drejtuar Kuvendit është firmosur nga kreu i SPAK Altin Dumani. Sali Berisha akuzohet se ka shfrytëzuar pozitën e tij, për ti dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke Jamarbër Malltezit, i cili ishte një prej ish-pronarëve të truallit ku shtrihej kompleksi Partizani. Aktualisht në arrest shtëpie është bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme dhe më pas u lirua nga Gjykata e Apelit. Atij i janë bllokuar edhe 25 pasuri./ZËRI

Poll

MOS HUMB