
TIRANË-Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se është kërcënuar nga një person që flet në dialekt verior në Itali me një numër italian, me një emër romun. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live", Ahmetaj ka treguar se personi në fjalë është nga Shkodra dhe ka lidhje me SPAK, por nuk e ka zbuluar identitetin e tij. Ish-zv.kryeministri deklaroi se emrin do e tregojë në rrëfimin e tretë nga arratia.
Ahmetaj: Çfarë më thanë mua këta? Ou të çojmë në të sëmës, t’i lëmë fëmijët jetimë, të çojmë në burg gruan dhe ish-gruan, po fole. Unë po flas, sepse unë e kam ndarë mendjen! O djalë. O djalë. Ka një person që flet me dialekt verior, me numër italian, me një emër rumunDo ta zbulojmë lidhjen dhe do ta themi, është nga Shkodra që ka lidhje me SPAK. Do ta zbulojmë me detaje me emër mbiemër? Herën e tretë./ZËRI