Politikë

Kuvendi lë pa rrogë Sali Berishën! Kreu i PD drejt 'vijës së kuqe', rrezikon të mbetet dhe pa mandat

Siç shihet dhe nga bordoroja e Kuvendi, për muajin Prill në llogarinë e Berishës nuk ka kaluar asnjë vlerë monetare. Ndërkohë dhe në muajin Mars, Sali Berisha nuk ka marrë asnjë pagesë.

E.K
Kuvendi lë pa rrogë Sali Berishën! Kreu i PD drejt
Sali Berisha

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë i ka ndërprerë pagën e deputetit kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ndërsa ai vijon të jetë në “vijën e kuqe” të rrezikimit të djegies së mandatit të deputetit pasi prej muajsh ndodhet në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me hetimet që po kryen për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Siç shihet dhe nga bordoroja e Kuvendi, për muajin Prill në llogarinë e Berishës nuk ka kaluar asnjë vlerë monetare. Ndërkohë dhe në muajin Mars, Sali Berisha nuk ka marrë asnjë pagesë.

Kuvendi lë pa rrogë Sali Berishën! Kreu i PD drejt
Muaj Prill
Kuvendi lë pa rrogë Sali Berishën! Kreu i PD drejt
Muaj Mars

Kjo vjen pasi Berisha nuk ka marrë pjesë na asnjë seancë plenare apo mbledhje të Komisioneve Parlamentare për shkak se ndodhet në masën e arrestit shtëpiak. Ndërkohë një tjetër problem edhe më i madh se paga për Sali Berishën është mundësia e djegies së mandatit të deputetit, pasi pjesëmarrja e tij në punimet parlamentare ka qenë zero. Duke qenë se ndodhet prej 30 Dhjetorit i mbyllur në shtëpi, Berisha rrezikon të humbasë mandatin, referuar faktit se nëse një deputet për 6 muaj nuk merr pjesë në asnjë punim të Kuvendit, i hiqet mandatit.

Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë "Arrest shtëpie", dhënë nga Gjykata e Posaçme, pasi refuzoi të respektonte masën më të lehtë të sigurisë të dhënë më herët nga GJKKO, atë të "Detyrimit të paraqitjes". Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv "Partizani". Po në "Arrest shtëpie", ndodhet dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit akuzohet për "Korrupsion aktiv", dhe "Pastrim parash". Berisha dhe më herët ka kërkuar përjashtimin nga gjykimi të Irena Gjokës, por dhe leje për të shkuar në Kuvend, të dyja janë hedhur poshtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB