Politikë

Kuvendi me axhendë të ngjeshur, mblidhen sot 5 Komisione, Ekonomia në ‘Zoom’

Duke nisur nga ora 09 e 30 e mëngjesit të sotëm, në axhendën e Kuvendit është parashikuar mbledhja e komisionit për Ekonominë dhe Financat, më pas komisioni i ligjeve, ai i shëndetësisë, për politikën e jashtme dhe komisioni për veprimtarinë prodhuese.

E.K
Kuvendi me axhendë të ngjeshur, mblidhen sot 5 Komisione, Ekonomia
Pamje nga seancat e tensionuara ne Kuvend

TIRANË- Kuvendi pritet të ketë këtë të hënë një axhendë të ngjeshur sa i takon mbledhjes së komisioneve parlamentare, pasi në axhendë janë parashikuar 5 të tilla. Duke nisur nga ora 09 e 30 e mëngjesit të sotëm, në axhendën e Kuvendit është parashikuar mbledhja e komisionit për Ekonominë dhe Financat, më pas komisioni i ligjeve, ai i shëndetësisë, për politikën e jashtme dhe komisioni për veprimtarinë prodhuese.

Nga frika e ndonjë skenari bllokimi nga ana e opozitës, mbledhja e Komisionit për Ekonominë dhe Financat është thirrur që të mbahet online, ndërkohë që për 4 të tjerët vendi i publikuar është në sallat e Kryesisë së Kuvendit.

Paralelisht me axhendën e Kuvendit, Partia Demokratike ka thirrur një mbledhje të grupit parlamentar në orën 10:15 të paradites së sotme, e cila është caktuar nga kryetari i këtij grupi Gazment Bardhi, ndërkohë që është ende e paqartë se si do ta vijojë opozita aksionin e saj parlamentar.

Përveç Kuvendit një ditë e ngarkuar do të jetë dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin kjo e hënë përbën dhe ditën e parë se kur do te duhet që të paraqitet në SPAK, ndërkohë që vetë lideri i demokratëve ka deklaruar se nuk e njeh vendimin e GJKKO.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

- Ora:09:30

 1. Shqyrtimi në parim i,

- Projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Fjala e Relatorit: Alban Xhelili

- Projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Fjala e Relatores: Milva Ekonomi

- Projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar

Fjala e Relatores: Enslemvera Zake 

- Projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Fjala e Relatores: Pranvera Resulaj

 Mbledhja e Komisionit për Ekonominë dhe Financat do të zhvillohet online në platformën ZOOM.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

- Vendndodhja:Kuvendi i Shqiperise salla e Komisionit te Ligjeve

- Ora:11:00

 · Miratimi i kalendarit të punimeve të komisionit (për periudhën 6 – 24 Nëntor 2023) 

· Miratimi i procesverbaleve të datave 04, 18 dhe 31 tetor 2023. 

1. Projektligj“Për ratifikimin e marrëveshjes së nivelit të lartë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për hartat treguese të rrjetit transevropian të transportit në Shqipëri” 

2. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e parë dhe zhvillimi i gjelbër - hua për politikat e zhvillimit”” 

Buxheti 2024: 

1.Miratimi i kalendarit për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024”. 

2.Shqyrtimi dhe miratimi në parim i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024”. 

3. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9975 datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar. (Pjesë e paketës fiskale) 

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

- Vendndodhja:Kryesia e Kuvendit

- Ora:11:30

1. Miratimi i kalendari të punës së komisionit për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024”.

2. Shqyrtimi në parim i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024 me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. 

Komisioni për Politikën e Jashtme

- Vendndodhja:Komisioni per Politiken e Jashtme

- Ora:12:00

 1. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së nivelit të lartë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për hartat treguese të rrjetit transevropian të transportit në Shqipëri” (Kom. Dhenie mendimi, rel. Lavdrim Krrashi)

2. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e parë dhe zhvillimi i gjelbër - hua për politikat e zhvillimit””(Kom. Dhenie mendimi, rel. Petro Koçi) 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

- Vendndodhja:Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

- Ora:14:00

 · Prezantimi i projektligjit “Për Buxhetin për vitin 2024”;

· Prezantimi i projektligjit “Për disa ndryshime në në Ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”;

· Prezantimi i projektligjit “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”;

· Prezantimi i projektligjit “Për disa shtesa në Ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”.

Poll

MOS HUMB