Politikë

Kuvendi miraton projekt-deklaratën e PDIU-së, deputetët votojnë pro heqjes së ligjit të luftës me Greqinë

Kuvendi ka miratuar me 96 vota pro dhe asnjë kundër projekt deklaratën e PDIU-së për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë.

I.F
Kuvendi miraton projekt-deklaratën e PDIU-së, deputetët
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 96 vota pro dhe asnjë kundër projekt deklaratën e PDIU-së për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë.

Seanca u zhvillua me diskutime nga deputetët, të cilët miratuan njëzëri deklaratën.

Kujtojmë se Nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, pasi vlerësoi rëndësinë e heqjes së këtij ligji absurd, në emër të opozitës, kujtoi mazhorancën që kjo të mos përdoret politikisht për qëllime elektorale në Himarë, por të merret seriozisht dhe të punohet me palën greke për arritjen e këtij objektivi.

Më herët, gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi e cilësoi këtë ligj si një absurditet historik dhe juridik që duhet të hiqet. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB