Politikë

Kuvendi nis me tensione, Rithemelimi kërkon interpelancë me Ramën, Bardhi bllokon foltoren

Bardhi ka bllokuar për disa minuta foltoren

E.K
Kuvendi nis me tensione, Rithemelimi kërkon interpelancë me
Gazment Bardhi

TIRANË- Grupi i Rithemelimit i është rikthyer tensioneve në Kuvend, ku kërkojnë që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në interpelancën e kërkuar prej tyre, për investigimin e RAI3 për Shqipërinë, dhe për akuzat që ka ndërhyrë kreu i qeverisë shqiptare. Deputeti Gazment Bardhi është përplasur me drejtuesen e seancës Lindita Nikolla, dhe më pas ka bllokuar foltoren e Kuvendit.

Edhe deputeti tjetër demokrat, Tritan Shehu, ka deklaruar se ende nuk ka një njoftim për interpelancën e thirrur në lidhje me gjenocidin në Kosovë. Nikolla ka deklaruar se do të këtë një përgjigje edhe për këtë.

Bardhi kërkoi shpjegime nga kryetarja e Kuvendit se pse nuk është futur në rendin e ditës seanca e kërkuar me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje.

“E keni kthyer shkeljen e Kushtetutës në rutinë. Interpelancat për kryeministrin as nuk ja komunikoni seancës. Kemi kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin për një ndërhyrje skandaloze të kryeministrit tek mediat italiane.

Ju e keni rrëzuar kërkesën, dhe e kuptoj, sepse kryeministri ju ka dhënë urdhër ta mbroni, sepse ai ka frikë. Arroganca juaj nuk mund t’i mbivendoset Kuvendit. Është Kuvendi që do duhet të vendosë, por e kuptoj se ju keni frikë ta përmendni emrin e Kryeministrit”, iu drejtua Bardhi Nikollës.

Ndërsa në kundërpërgjigje, kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi theksoi se për sa kohë edhe vetë RAI3 e shtyu transmetimin e pjesës së dytë të dokumentarit mbi emigrantët e paligjshëm dhe marrëveshjen Rama – Meloni për akomodimin e tyre në Shqipëri, atëherë dhe vetë kjo interpelancë nuk ka pse të trajtohet si “urgjente”./ZËRI 

Poll

MOS HUMB