
TIRANË- Në mbledhjen e Kryesisë së PL-së të mbajtur sot Ilir Meta ka habitur me kërkesat e tij Komitetin Drejtues. Meta tha se do të rikthejnë historinë e do vendosin foto të mitingjeve e betejave të PL. Kreu i Partisë së Lirisë, që me strukturën e re u zgjodh President i kësaj partie, tha se foton e Erisa Xhixhos do ta vendosë në çdo kat të selisë, për të parë të rinjtë si shembull, pasi ka qenë 17 vjeçe në kohën që i është bashkuar LSI, dhe që sipas tij ka kaluar sfida e sakrifica dhe nuk është demotivuar.
"Dhe fotografia e tretë, këtu nuk pranoj mendim ndryshe zoti Gjokutaj, do të jetë e Erisa Xhixhos. Pse? Sepse ka qenë 17-vjec kur ka themeluar LSI. Në çdo kat do jetë një nga ato momentet kur Xhixho ka qenë në sakrificat e saj në parti dhe deri kur është zgjedhur zv. Presidente. Pse? Sepse e dua si një model për të rinjtë. Pa djersitje nuk ka arritje. Ajo kurrë nuk u demotivua, por u kthye në model sot, dhe problem jonë është se akoma kryetare të LRI në Shqipëri dinë Erisa Xhixhon, ky është një problem i madh. Kjo nuk është për meritë të saj, por dhe për problemin e pasuesve të saj”, u shpreh Meta.
Në mbledhjen e Kryesisë së PL-së, Meta prezantoi edhe njëherë prioritetet e programit të tij, që siç u shpreh janë lehtësisht të realizueshme./ZËRI