Politikë

Mandati i Ahmetajt, Bici e refuzon, pritet ta marrë Ndreca

Pas refuzimit të Bicit, mandatin e Ahmetajt në Kuvend pritet që ta marrë Plarent Ndreca

E.K
Mandati i Ahmetajt, Bici e refuzon, pritet ta marrë Ndreca
Dallendyshe Bici

TIRANË- Dallëndyshe Bici ka refuzuar që të marrë mandatin e deputetes, ndërsa vendi vakant është lënë për shkak të mbarimin të afatit të Arben Ahmetajt për t’u paraqitur në Kuvend. Bici ka njoftuar KQZ-në se nuk do ta marrë mandatin e deputetes.

Në shkresën që i ka dërguar kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Bici deklaron se nuk mund të marrë mandatin e deputetes, për shkak të detyrës që ajo mban në krye të institucionit të Kadastrës.

“Me shkresën nr. 43/1 prot., date 9.1.2024 me lëndë “Njoftim për dorëzim dokumentacioni”, për të cilën kam marrë dijeni në datë 10.1.2024, jam njoftuar për depozitimin e formularit të vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga sa më sipër, ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qëndror”, shkuan ajo në shkresën depozituar KQZ.

Mandati i Ahmetajt, Bici e refuzon, pritet ta marrë Ndreca
Shkresa e Bicit

Tashmë mandatin e Ahmetajt pritet që ta marrë Plarent Ndreca. Vetë Ndreca është shprehur se në rast se do të kontaktohet nga KQZ, është i gatshëm që të marrë mandatin.

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej Korrikut të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve. Edhe pse në nivelet më të larta drejtuese dhe në qeveri, Ahmetaj tashmë është shndërruar në një prej njerëzve më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Karriera politike dhe postet drejtuese në administratë për Arben Ahmetajn kanë nisur që në vitin 1997, kur ai u emërua në postin e drejtorit të Tatimeve. Më pas ai do të shërbente për herë të parë si deputet në zgjedhjet parlamentare në vitit 2009, ku u zgjodh deputet në qarkun e Tiranës. Mandej në vitin 2013 ai do të zgjidhej deputet duke përfaqësuar qarkun e Gjirokastrës dhe më pas sërish Tiranës.

Pas 8 viteve në opozitë, ai u emërua ministër për Sipërmarrjen në vitin 2013 ndërsa në shkurt të 2016 ai zuri vendin e Shkëlqim Canit në krye të ministrisë së Financave. Përpara se të plaste skandali i inceneratorëve, ai mbante dy funksione në qeveri, atë të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin. /ZËRI

Poll

MOS HUMB