Politikë

Ilir Meta rreth 4 orë në SPAK: U thirra si kundërshtar i Dum Dumanit

Pas daljes nga SPAK, kreu i PL-së nuk dha shpjegime para gazetarëve për çështjen që është pyetur nga Prokuroria e Posaçme.

k.m.
Ilir Meta rreth 4 orë në SPAK: U thirra si kundërshtar i Dum
Ilir Meta

TIRANË- Një ditë pas bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit. sot ishte radha e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për t'u paraqitur në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Meta është paraqitur sot rreth orës 10.30 pranë SPAK, e me tone të ashpra ka treguar 'arsyen' e vizitës së tij. 

"Çfarë ka ndodhur? Çfarë u ka ndodhur? Po shkoj të takoj DumDumanin. A e njihni Dumdumanin se kush është? Është ai që nuk guxon që të hapë çështjen McGonigal se është i përfshirë kokë e këmbë me Ramën. Është ai që nuk guxon të përmendë njëherë emrin e Edi Ramës. As për çështjen e Sali Berishës. Po shkoj tek DumDumani, kur të dal...,"-u tha Meta-gazetarëve teka hynte në ambjentet e SPAK. 

MOMENTI ME VIDEO: 

Pas daljes nga SPAK, kreu i PL-së nuk dha shpjegime para gazetarëve për çështjen që është pyetur nga Prokuroria e Posaçme, por tha me se u thirr në cilësinë e kundërshtarit të ‘DumDumanit’, referuar kryeprokurorit dhe si kundërshtar i narko-regjimit. Meta u shpreh se nuk ka asnjë arritje, por përkundrazi sipas tij ky institucion ka gjymtuar denoncimet që ka bërë opozita. Sipas tij, instiucioni i SPAK u krijua në mënyrë të paligjshme.

“U pyeta kot më kot. U thirra si kundërshtar i narko regjimit. Jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të Dum Dumanin që nuk do të hetojë Mc Gonigal. Që e ka takuar vetë ai me prokurorë të tjerë. Në vend të ndalojë Edi Ramën, inceneratorët, aferën e portit të Durrësit, PPP që janë rrjedhje financiare, merret me prallat e me laraskat. Tani po iki se kam sipërmarrje kam tryezën. Këtë do Dum Dumani, të mos merremi. Këtë detyrë i ka caktuar Rama,"-tha Meta për mediat pasi doli nga SPAK.

Meta është thirrur edhe më parë në Prokurorinë e Posaçme. Në tetor të 2023-shit, ai u pyet për dosjen "CEZ-DIA". Një ditë më parë, në pyetje nga prokurorët u mor bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Ajo qëndroi brenda ambienteve të prokurorisë mbi 5 orë. Pas daljes, deputetja e PL, deklaroi se është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni sa i takon hetimit pasuror ndaj, ndërsa mohoi të jetë ngritur ndonjë akuzë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB