Politikë

Ligji për Amnistinë Penale, Meta: U tërhoq se u zhbënë pazaret

Teksa e quajti Kuvendin të zhytur në paligjshmëri, Meta tha se ligji i zonave të mbrojtura i kaluar me vetëm votat e PS, është ligj për llogari të oligarkëve.

a.l
Ligji për Amnistinë Penale, Meta: U tërhoq se u zhbënë
Ilir Meta

TIRANË- Partia e Lirisë ka komentuar për herë të parë shtyrjen e votimit në parlament për amnistinë penale, pasi PS nuk arriti të siguronte 84 votat e nevojshme. Meta foli për zhbërje pazaresh, ndërsa theksojmë se nuk u tregua i gatshëm për të dhënë 3 votat e saj pro. 

“Tërheqja nga rendi i ditës i projektligjit për amnistinë penale ishte dëshmi sesi kuvendi është marrë peng nga Rama, ku ligjet hiqen sipas axhendave të pazareve që bëhen apo zhbëhen", tha Meta.

Teksa e quajti Kuvendin të zhytur në paligjshmëri, Meta tha se ligji i zonave të mbrojtura i kaluar me vetëm votat e PS, është ligj për llogari të oligarkëve.

"Kuvendi kaos dhe paligjshmëri, që miraton ligje për llogari të oligarkëve. I tillë ishte miratimi I ligjit të kontestuar për masakrimin e zonave të mbrojtura që rrezikojnë të kthehen në komplekse pallatesh e biznese që kanë qëllim pastrimin e parave", u shpreh Meta.

Projektligji për amnistinë penale nuk mundi të kalonte të enjten në parlament, pasi e gjithë opozita kushtëzoi votën e saj, përballë PS që i duheshin të paktën 6 vota nga opozita./ZËRI

Poll

MOS HUMB