
TIRANË- Vijon të mbetet mister zhdukja e biznesmenit të lojrave të fatit, Ervis Martinaj. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nga qyteti i Korçës ku shkoi për analizën e Policisë, foli për mediat. Zhdukjen e Martinajt, Balla e cilësoi si një ngjarje të pazbardhur, duke shtuar dyshimet se pista kryesore ku po heton Policia e Shtetit është vrasja.
Pyetje: Deri ku janë hetimet për sa i përket dosjes së Ervis Martinajt? Ju keni vënë, të paktën, disa afate për Policinë e Shtetit për të kthyer një përgjigje, por duket se këto afate ende nuk e kanë nxjerrë fatin e tij.
Ministri Balla: Unë i qëndroj bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm, të gjitha angazhimeve publike që kemi marrë. Të jeni të sigurt që Policia e Shtetit e bën detyrën e saj, 24 orë, çdo ditë, edhe ndaj këtij angazhimi, për t’i shkuar deri në fund, jo vetëm kësaj çështjeje, por çdo çështjeje tjetër të pazbardhur. Pjesë e analizës sonë sot, me DVP Korçë, do të jenë edhe ngjarje të vjetra kriminale, në Korçë, të pazbuluara.
-
"KODET" tregojnë se Martinaj është...vrarë!
4 Janar, 18:32 -
'Kodet' e Ballës për fatin e Ervis Martinaj
4 Janar, 13:20
Ndër të tjera, Balla u pyet edhe për ngjarjen e rëndë ku 19-vjeçarja në Durrës dyshohet se ka vrarë babanë, si edhe për rastet e dhunës në familje. Sipas tij, Policia tashmë ka një protokoll tërësisht të ri për dhunën në familje dhe reagimin, ndërsa u bëri thirrje grave apo vajzave të dhunuara që të denoncojnë çdo rast dhune./ZËRI