Politikë

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: Duhet përpjekje dhe angazhim

Ndërsa, i pyetur për moszgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm në OSBE, Hasani tha se e konsideronte si sukses që kishte mbështetje maksimale të mbi 70% vendeve anëtare.

I.F
Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: Duhet përpjekje dhe
Igli Hasani

TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë një konference për mediat, tha se prioriteti kryesor i vendit mbetet anëtarësimi në BE. Hasani tha se objektivi i qeverisë është të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian brenda vitit 2027. Ndërsa, i pyetur për moszgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm në OSBE, Hasani tha se e konsideronte si sukses që kishte mbështetje maksimale të mbi 70% vendeve anëtare.

Si po ecin negociatat për njohjen e pensioneve? Në konferencën e fudvitit ntë kaluar thatë se paraardhësja juaj e ka kaluar dosjen në presidencë por nuk dihet fati I tyre? Në konferencën e fundvitit të kaluar thatë se paraardhësja juaj e ka kaluar dosjen në presidencë por nuk dihet fati i tyre?

Negociatat me Greqinë ka shumë vektorë e mënyrë që ne I trajtojmë me kujdes e vëmendje maksimale. Në të gjithë këtë përpjekje prevalon interesi i qeverisë shqiptare për ta çuar sa më shpejtë e sa më pranë Shqipërinë pranë BE-së duke mos lënë pas themelet e një marrëdhënie të mirë e të shëndoshë.

Kemi pasur një mirëkuptimin dhe angazhim shumë të mirë e serioz me Republikën e Greqisë në rastin konkret. Është e rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duke u futur në të gjithë detajet e nevojshme por dhe duke u kujdesur që detajet të mos prishin të tërën. Është e rëndësishme të vijojmë të kemi këtë angazhim jo vetëm me fqinjët tanë jugorë për të arritur rezultate të prekshme, sic ishin konkretisht edhe fakti që u hapën dy grupkapitujt më politikë në të gjithë procesin.

A e quani dështim faktin që nuk arritët të zgjidheshit sekretar i përgjithësh i OSBE-së, dështim i vendit më shumë se i juaji

Nuk ka pasur për asnjë moment asnjë cenim në atë që kemi të qartë. Interesi i vendit është mbi interesat personale. E konsideroj sukses që duke pasur mbështetje maksimale të mbi 70% vendeve anëtare të OSBE-së u tërhoqa në momentin e duhur për ti dhënë rrugë jo vetëm konsensusit për lidershipin e ri të OSBE-së por dhe zhvillime të rëndësishme që lidhen ngushtësisht me partnerët strategjikë Greqia e Turqia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB