Politikë

Rama nuk konfirmon takim PS-Rithemelimi: Bisedimet bëhen në Komisione

Kreu i qeverisë ka lënë të hapur debatin e nisur në media, pas aludimeve se mes Çuçit e Bardhit është zhvilluar një takim.

F.m
Rama nuk konfirmon takim PS-Rithemelimi: Bisedimet bëhen në Komisione
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka mohuar po as ka pohuar që mes deputetit Gazment Bardhi që është edhe nënkryetar i Partisë Demokratike të drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi të ketë pasur takim ‘kokë më kokë’. Përsa u përket bisedimeve për ngritjen e Komisioneve Hetimore, Rama tha nga Shkodra se për këtë gjë nuk ka nevojë të zhvillohen bisedime pasi është e drejtë e çdo grupi opozitar. Bisedimet, sipas kreut të qeverisë zhvillohen në Komisione.

“Nuk arrij ta kuptoj nëse ata të cilët komentojnë marrëveshje për ngritjen e disa komisioneve hetimore nuk kuptojnë apo bëjnë sikur nuk kuptojnë, apo ju duhet që të komentojnë sepse ne e kemi thënë shumë kohë më parë dhe është e njëjta gjë që përsëris dhe sot. Kjo nuk është çështje marrëveshje, por çështje të drejtash. Opozita apo opozitat kanë të drejtë të ngrenë Komision Hetimor, por brenda kornizave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese. Ne nuk kemi refuzuar dhe nuk kemi shkelur asnjë të drejtë për ngritjen e komisioneve hetimore. Ne kemi refuzuar të votojmë iniciativa që në emrin e komisioni hetimor shkelnin kornizën e përcaktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Çdo iniciativë e tillë ka miratimin tonë, nuk ka nevojë për bisedime. S’ka nevojë. Bisedat bëhen brenda komisioneve,”- tha Rama ndër të tjera.

Prej ditësh raportohet se Gazment Bardhi dhe Bledi Çuçi kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, takim që sipas zërave ka qenë pozitiv për negociata dhe për të bashkëpunuar për qetësimin dhe rikthimin e normalitetit të situatës në Kuvend.

Vetë Bardhi, i pranishëm në studion e “Opinion” tha se ka kërkuar që nga dita e parë zbatimin e Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, por që nga nisja e aksionit opozita vetëm ka humbur terren edhe ligjërisht pasi mazhoranca ka miratuar e vetme ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore parlamentare si dhe ka ashpërsuar dënimet për deputetët që kryejnë akte të dhunshme në sallë.

Poll

MOS HUMB