Politikë

Mbledhja e grupit të PD/ Bardhi: Do të çojmë në 'Kushtetuese' dy ligje

Bardhi tha se do të dërgohet ligji për Portin e Durrësit si dhe ligjin për tatimin mbi profesionet e lira.

f.t
Mbledhja e grupit të PD/ Bardhi: Do të çojmë në
Gazment Bardhi

TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PD-së, Gazment Bardhi njoftoi një nga pikat që u diskutua ishte se opozita do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dy ligje. Bardhi tha se do të dërgohet ligji për Portin e Durrësit si dhe ligjin për tatimin mbi profesionet e lira.

‘Së treti kemi vendosur ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar dy ligje të miratuara nga mazhoranca që është ligji që i hap rrugë vjedhjes së Portit të Durrësit, mijëra hektarë tokë publike i jepen një investitori. Ligji i dytë që do ti dërgohet Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me ligjin që rrit tatimin mbi fitimin për profesionet e lira. Rreth 260 mijë qytetarë që preken nga rritja abuzive, ti bashkohen opozitës në këtë iniciativë.’- tha Bardhi.

Kjo është mbledhja e parë e grupimit Bardhi-Berisha, në një kohë kur ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie. Në mbledhje u diskutua gjithashtu kërkesa ndaj presidentit Bajram Begaj që mos të dekretojë ligjin për komisionet hetimore./ZËRI

Poll

MOS HUMB