Politikë

Mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë, "ndeshje' orari me fjalimin e Berishës

Tashmë një nga një qytetarët e mbledhur para Bashkisë janë larguar për një tjetër angazhim, tashmë të përnatshëm, takimin me kryedemokratin Sali Berisha.

k.m.
Mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë, "ndeshje' orari
Pamje nga mbyllja e protestës

TIRANË- Përfundon pas thuajse 4 orësh protesta e opozitës tek Bashkia e Tiranës. Tashmë një nga një qytetarët e mbledhur para Bashkisë janë larguar për një tjetër angazhim, tashmë të përnatshëm, takimin me kryedemokratin Sali Berisha. Ky i fundit e ka kthyer në ritual që çdo mbrëmje të dalë në ballkonin e banesës së tij dhe të mbajë nga një fjalim për mbështetësit e tij.

E duke qenë se ora po shkon 20.00, opozitarët e mbledhur tek Bashkia, duket të zhvendosen në një tjetër vendndodhje, për të qenë pranë liderit të Partisë Demokratike. Por ky nuk do të jetë tubimi i fundit para Bashkisë së Tiranës, pasi takimi i radhës është vendosur për të martën, javën që vjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB