Politikë

ME VIDEO/ Gardisti i urdhëron të dalin nga Kuvendi, gazetarët i kthehen: Gangster!

Pranë tyre ka shkuar Garda e Republikës, e një prej tyre i ka nxjerrë nga salla, duke mos i lejuar që të bëjnë punën e tyre, duke sjellë edhe reagimin e ashpër të reporterëve.

k.m.
ME VIDEO/ Gardisti i urdhëron të dalin nga Kuvendi, gazetarët i
Pamje nga përplasja

TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, teksa po zhvillohej seanca plenare. Në një moment, gazetarët janë urdhëruar që të dalin nga salla pa asnjë shpjegim...

Pranë tyre ka shkuar Garda e Republikës, e një prej tyre i ka nxjerrë nga salla, duke mos i lejuar që të bëjnë punën e tyre, duke sjellë edhe reagimin e ashpër të reporterëve. Disa prej tyre kanë reaguar edhe ashpër ndaj gardistit.

MOMENTI ME VIDEO: 

Osman Stafa: Ore ganster, mos më thuaj mua mos bërtit more!

Isa Myzyraj: Të kesh turp! A nuk kam të drejtë? Duam shefin e Gardës këtu!

Osman Stafa: Turp të kësh! Bën gansterin. Legen!

Teksa replikonin me njëri-tjetrin, në një moment gardisti i është afruar shumë pranë gazetarëve, por është tërhequr nga një koleg i tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB