
TIRANË- Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ka mbërritur pak minuta me pare në aeroportin e Rinasit, ku është pritur në aeroport nga zv.kyeministrja, Belinda Balluku. Më pas Meloni ka hipur në një helikopter, për të mbërritur në kampin e Gjadrit, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, dhe përfaqësues të policisë italiane, që kanë marrë në dorëzim më herët sigurinë e këtij aktiviteti.
Gjatë vizitës në Shqipëri Meloni shoqërohet nga Ministri i Brendshëm i cili është përgjegjës për menaxhimin e flukseve emigratore.
Me qëllim mbarëvajtjen e vizitës zyrtare të Melonit në Shqipëri, Policia dhe Garda kanë hartuar një plan masash. Në disa akse të vendit do të ketë kufizim të qarkullimit të mjeteve.
Italia ra dakord me Shqipërinë ku nënshkroi edhe një marrëveshje për të ngritur një qendër në Gjadër dhe një tjetër në qytetin bregdetar të Shëngjinit për të pritur emigrantët që do të shpëtohen në det nga anijet italiane dhe do të sillen në Shqipëri deri në përpunimin e kërkesave të tyre për azil./ZËRI