
TIRANE- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi se nuk ka plan të vizitojë sot qendrën e emigrantëve italianë në Gjadër. E pyetur nga gazetarët në hyrje të Samitit të Komunitetit Politik, Meloni tha se puna në Gjadër vazhdon.
Pyetje: Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër?
Meloni: Nuk kam kohë të kaloj por puna po vazhdon, dhe kjo dëshmon edhe shpejtësinë e funksionimit. Duke treguar siç kishim premtuar se jemi në rrugën e duhur.
Që në fillim të vitit, qeveria italiane kaloi një dekret me të cilin ndryshoi përdorimin e kampeve që ishin ndërtuar për emifgrantët në Gjadër dhe Shëngjin. Kampet që u ngritën për strehimin e emigrantëve të paligjshëm do të kthehen tashmë në një vendndalimi për emigrantët që vijnë në Itali ilegalisht nga vendet e sigurta./ZËRI