
TIRANË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka vlerësuar marrëveshjen e arritur me Shqipërinë sa i përket emigrantëve të paligjshëm afrikanë që mbërrijnë në brigjet italiane me gomone në kërkim të një jete më të mirë. Duke folur para konservatorëve, në nisjen e fushatës për Parlamentin Europian, Meloni tha se falë një politike të re bashkëpunimi me shtetet afikane dhe nënshkrimi i marrëveshjeve me vendet e treta, Shqipërinë në këtë rast kërkesat për azil do të mund të përpunohen më shpejt.
“Kjo zgjidhje dukej e pamundur për disa një vit më parë, por kërkesa ime pragmatiste arriti më në fund të pranohej nga interlekutor të jashtëzakonshëm me ide creative”, tha Meloni.
Giorgia Meloni: Ne konservatorët europianë jemi motori dhe protagonistët e Rilindjes së kontinentit tonë. Jemi të vendosur për ruajtjen e identitetit kombëtar, sigurinë e qytetarëve dhe forcimin e kufijve. Unë jam në mënyrë të veçantë krenare për punën që kemi bërë muajt e fundit duke e ndryshuar politikën evropiane për emiragracionin. Nuk do të ketë më debate të kota për rishpërndarjen e azilkërkuesve, por një politikë të re bashkëpunimi me shtetet afikane dhe nënshkrimi i marrëveshjeve për dërgimin e tyre në vende të treta ku do të përpunohen kërkesat e tyre për azil. Kjo zgjidhje dukej e pamundur për disa një vit më parë, por kërkesa ime pragmatiste arriti më në fund të pranohej nga interlekutor të jashtëzakonshëm me ide kreative.
Më datë 6 nëntor 2023, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen, për të ndërtuar në Shqipëri dy qendra për të strehuar emigrantët. Sipas marrëveshjes, porti i zbarkimit të emigrantëve do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal që do të mbajë qendra në Shqipëri do të jetë 3000 emigrantë të huaj në muaj./ZËRI