Politikë

Mesazhi i fundit i Dhurata Çupit: Në natyrën time nuk janë fjalët e bukura, por veprat, ndaj kërkoj votën tuaj

Demokratja shprehet se ka biseduar me nënat që duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, me të rinjtë që duan mundësi të vërteta, me të moshuarit që duan dhe meritojnë më shumë dinjitet.

F.m
Mesazhi i fundit i Dhurata Çupit: Në natyrën time nuk janë
Dhurata Çupi

TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka mbyllur fushatën e saj me një postim në rrjetet sociale. Në një status, Çupi falenderon çdo qytetar që e ka dëgjuar në këtë fushatë të ngarkuar me polemika. Demokratja shprehet se ka biseduar me nënat që duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, me të rinjtë që duan mundësi të vërteta, me të moshuarit që duan dhe meritojnë më shumë dinjitet. Ndaj, u bën thirrje qytetarëve që ta votojnë.

Postimi:

Këto javë kemi qenë bashkë, në rrugë, në lagje, në shumë prej familjeve tuaja. Bashkë duke biseduar dhe dëgjuar për shqetësimet, problemet dhe zgjidhjet. Kam biseduar me nënat që duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, me të rinjtë që duan mundësi të vërteta, me të moshuarit që duan dhe meritojnë më shumë dinjitet. Në natyrën time nuk janë fjalët e bukura, por veprat. Me përkushtim. Me korrektesë. Me ndjeshmëri njerëzore. Prandaj kërkoj votën Tuaj të dielën për Partinë Demokratike dhe për mua, Dhurata Çupi Tyli. Zoti qoftë me ne bashkë, me Shqipërinë! Fitore!

Poll

MOS HUMB