Politikë

Meta: Kur isha i 'rrethuar', tre gjëra ma ruajtën mendjen, malet, Selltiku dhe Sasha

Ai tha se tre gjërat që i ruajtën ekuilibrin mendor ishin malet, Selltiku dhe Sasha.

E.K
Meta: Kur isha i 'rrethuar', tre gjëra ma ruajtën mendjen,
Ilir Meta

TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka rrëfyer dhe momentet e vështira gjatë “sfidës” politike, që sipas tij u la vetëm dhe nga partia e tij. Gjatë fjalës në Konventë, Meta tha se ishte i rrethuar nga tradhtarë, por sërish nuk tha emra, ndërsa shtoi dhe tre gjërat që i rujatën “mendjen”. Ai tha se tre gjërat që i ruajtën ekuilibrin mendor ishin malet, Selltiku dhe Sasha.

Ilir Meta: A e dini ju pse e dua unë Selltikun se në atë kohë që ngela vetëm edhe nga partia ime. Që isha i rrethuar më keq se Vojo Kushi e përditë kërcënohesha, e provokohesha. Si e përballova unë, se thoshin dhe atëherë që isha i çmendur e Luli ishte në rregull, se 7 x7  42. Tre gjëra më ruajtën ekuilibrin mendor, malet, Selltiku dhe Sasha. Dhe jo vetëm lidhja prej Rudi Vatës. U takuam me tifozët e Selltikut në Sarajevë u thashë atyre Rudi Vata dhe ata u çmendën. Ditën tjetër më thotë Tedi Blushi shpërtheu tëitter, dërguan falënderime ata. Ata janë besnikë, e mbështesin Celltikun edhe më shumë kur humbet. Janë 3 milionë fansa. Morën çmimin si fansat më të jashtëzakonshëm. Vajtën në Seville 35 mijë përkrahës. Edhe Ilir Meta ka nevojë për besnikëri dhe jep fjalën që do ta çojë këtë betejë deri në fund. Kemi qenë të tradhtuar si opozitë, jemi zgjuar, nuk ka më natë./ZËRI

Poll

MOS HUMB