Politikë

Meta nuk i ndal sulmet ndaj Dumanit: Karafili mendon se do e bëjnë kryeministër, qesh e gjithë Shqipëria

Sipas Metës, Dumanin e mashtrojnë se mund të bëhet një ditë kryeministër i Shqipërisë

E.K
Meta nuk i ndal sulmet ndaj Dumanit: Karafili mendon se do e bëjnë
Altin Dumani dhe Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk i ka ndalur sulmet në drejtim të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, për të cilin tha se ka shpresa që të bëhet kryeministër. Sipas Metës, me shpresat e Dumanit për t’u bërë kryeministërm qesh e gjithë shqipëria.

"Afërmendësh që nuk presim ndonjë integritet nga një njeri që ka hyrë shumë thellë në lojërat politike të Edi Ramës, aq sa sapo foli Arben Ahmetaj, doli u tha gazetarëve prisni se kemi surpriza të mëdha për Fabrikën e Bukës. Por nuk është Arben Ahmetaj atje, atje është Erion Veliaj.

Ky është zgjedhur për të respektuar kushtetutën. Ky është zgjedhur për t'i shërbyer drejtësisë dhe për t'u bërë një vegël e shëmtuar e politikës, sepse Nuredini vërtet ka bërë vrasjet që ka bërë vetë, por ky karajfil kujton se mund të bëhet vrasës i pluralizmit politik. Partia e Lirisë është këtu, është e gatshme t'i tregojë vendin kujtdo që kujton se me kushëririn e Nuredinit mund të marrë drejtimin e Partisë së Lirisë.

Me këtë afërmend që qesh e gjithë Shqipëria që sot, mendon se do e bëjnë kryeministër. U bëj thirrje të gjithë këtyre kushërinjve të Nuredinit, të bëhen gati se nëse e dinë kaq thjesht punën e Partisë së Lirisë dhe të Ilir Metës, të pyesin dhe mentorët e tyre sesi e kanë parë veten nga pozita e të fortit, në njeri të squllur”, u shpreh Meta. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB