Politikë

'Nasip Narko'/ Noka do me çdo kusht mikrofonin e Naços, përplaset me gardistin (Bardhi zbut gjakrat)

Teksa punonjësi i Gardës, tentoi që ta largonte nga mikrofonin i Naços, Noka e shtyu me sup dhe i ndaloi fjalën socialistit. 

k.m.
'Nasip Narko'/ Noka do me çdo kusht mikrofonin e Naços,
Pamje nga salla

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka nuk ka lejuar deputetin socialist Nasip Naço që të mbajë fjalën në Kuvend. Madje për ta ndaluar është përplasur edhe me një prej gardistëve që i doli para. Teksa punonjësi i Gardës, tentoi që ta largonte nga mikrofonin i Naços, Noka e shtyu me sup dhe i ndaloi fjalën socialistit. 

Teksa ai tentonte që të mbante fjalën, Noka i thoshte: Nasip Narko! Jeni parlament i narkoshtetit!

MOMENTI ME VIDEO: 

Megjithatë, në këtë moment, pranë Nokës shkon kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili i thotë se duhet të mos e vazhdojë më aksionin që sapo kishte nisur./ZËRI

Poll

MOS HUMB