Politikë

GJYQI- Ndryshimet në statut të Bashës, PD: Të pezullohen!

Ka rinisur sërish ‘lufta’ për vulën e Partisë Demokratike.

D.XH
GJYQI- Ndryshimet në statut të Bashës, PD: Të pezullohen!
Gjyqi

TIRANË- Ka nisur sërish përplasja për vulën e Partisë Demokratike. Gjykata Civile ka njohur grupin e kryedemokratit Sali Berisha, i njohur si "Rithemelimi", si palë të tretë në procesin gjyqësor. Seanca ka si objekt regjistrimin e ndryshimeve në Statut, që u bënë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha më 2 shtator të këtij viti.

"Zyra e regjistrimit të partive politike me shkresën e datës 11 shtator dhe fakti tjetër që për PD njihet si kryetar, Lulzim Basha, Çlirim Gjata dhe Franc Nuri legjitimohen si përfaqësues të Komisionit të rithemelimit,"- shprehet Gjykata

Palë në këtë proces janë njohur përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Çlirim Gjata dhe Franc Nuri. Ndërsa nga ana e Bashës, Rezart Kthupi, tha gjatë seancës, se:  Rithemelimi nuk mund të bëjë përfaqësim në gjykatë, pasi nuk ka tagër për ta bërë një gjë të tillë.

Pas njohjes si palë në proces, Çlirim Gjata kërkoi pezullimin e seancës gjyqësore deri sa Gjykata e Lartë të shprehet për rekursin që përfaqësuesit e Berishës kanë depozituar për çështjen e logos dhe të vulës, pasi Apeli e ktheu dhe njëherë në shkallë të parë.

“Kërkojmë pezullimin e procesit, derisa Gjykata e Lartë të shprehet për rekursin që Rithemelimi ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës”, tha Gjata. Ai theksoi se pala e tij është thirrur si palë e tretë, me emrin Partia Demokratike e Komisionit të Rithemelimit.

Seanca e radhës u vendos të mbahet më 1 nëntor, ora 13:30.

Kuvendi Kombëtar i PD, i mbajtur më 2 shtator, ka marrë disa vendime. Një nga vendimet më të rëndësishme, ishte ai për ndryshim të nenit 48, që i jep kryetarit të partisë Lulzim Basha, edhe postin e Kryetarit të Grupit Parlamentar. Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të "vulës" të drejtuar nga Lulzim Basha, ky i fundit i shtoi vetes kompetencës e kreut të grupit parlamentar duke spostuar Gazment Bardhin./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB