Politikë

Në axhendën e Kuvendit 5 komisione parlamentare, Bardhi mbledh deputetët e PD-së në Kryesi

Mbledhja është thirrur pothuajse në të njëjtën kohë me mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, i cili do të mbahet fizikisht

E.K
Në axhendën e Kuvendit 5 komisione parlamentare, Bardhi mbledh
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi do të mbledhë këtë të hënë (13 nëntor) deputetët demokratë.

Mbledhja mësohet se do të mbahet në orën 12:00, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit, ku javën e kaluar nuk u lejua, pasi Garda ndaloi deputetët e përjashtuar që të hynin brenda institucionit.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, mbledhje e grupit në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se pak ditë më parë deputetet e opozitës u ndaluan nga Garda e Republikës të futeshin në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në Komisione, ndërsa zgjodhën më pas të futeshin duke kaluar nga dritaret.

Në Kuvend parashikohet të mbahen sot 5 komisione parlamentar, 3 prej të cilave online, dhe dy të tjerë janë njoftuar fizikisht, përfshirë komisionin për Sigurinë Kombëtare.

Komisionet që do të mblidhen sot janë:

Komisioni për Çështjet Europiane, në orën 09:00, do të zhvillohet online

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në orën 09:30, online

Komisioni i Ligjeve, në orë 10:00, online

Komisioni për Edukikimin dhe Mjetet e Informimit Publike, në orën 13:00, në pritje të një vendimi se ku do të zhvillohet

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, ora 13:30, fizikisht në Kryesinë e Kuvendit

Në shumicën e komisioneve në rendin e ditës është diskutimi i projektligjit për vitin 2024, ndërkohë që opozita vijon me skenarin e bllokimit të jetës parlamentare.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB