Politikë

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha me premtime të mëdha: Shtatori i fundit si opozitë!

Kryedemokrati Sali Berisha, i cili fjalën e mori nga banesa e tij ku ndodhet në "arrest shtëpie" premtoi se ky ishte shtatori i fundit që demokratët do i gjente në opozitë.

k.m.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha me premtime
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Ka nisur me premtime të mëdha Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Mbledhja e sotme është hapur nga Edi Paloka, i cili u bëri thirrje anëtarëve të japin propozimet e tyre për arritjen e objektivave që nga lirimi i Sali Berishës deri tek zgjedhjet e lira dhe fitorja e tyre. Pas tij, fjalën e mori kryedemokrati Sali Berisha, i cili nga banesa e tij ku ndodhet në "arrest shtëpie" premtoi se ky ishte shtatori i fundit që demokratët do i gjente në opozitë. Berisha u shpreh se beson se në vitin 2025, opozita do të rikthehet në pushtet. 

"Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë. PD në vitin 2025 merr pushtetin. Rotacioni nuk mund dhe nuk do të vonojë më. Rotacioni është në duart tona, në guximin, sakriuficën tonë dhe nuk ka asnjë opsion tjetër. I them këto, sepse kemi hyrë në muajin e 9[të përpara betejës finale elektorale. Në 9 muaj ne kemi përballjen finale kundër së keqes që në 11 vite asgjësoi procesin e vërtetë elektoral, plaçkiti, poshtëroi dhe dëboi masivisht shqiptarët. I them këto se çdo demokrat dhe demokrate nga sot e tutje, kur të kërkojë votën e PD, demokratëve duhet t’i shihet në sy bindja për fitore.

Demokratëve duhet t’i dëgjohet në zë bindja për fitore. Demokratëve duhet t’u lexohet në shpirrt, bindja për fitore. Demokratëve duhet t’u lexohet në trup, bindja për fitore. E gjitha sot, më shumë se kurrë fitorja qendron në guximin, besimin dhe duart tona. Këto vite PD e plagosën jo pak, kjo nuk mohohet. E vërteta është se këto vite me sulmin që na u bë, ne kemi luftuar më shumë në mbrojtje se sa në sulm. Duhet të mbronim flamurin tonë, programin tonë, pluralizmin politik që po jepte shpirt në Shqipëri, duhet të mbronim opozitën shqiptare,"-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij. 

Berisha iu drejtua demokratëve duke u thënë se duhet të kalojnë nga mbrojtja në sulm, ndërsa theksoi se fitorja e opozitës duhet të jetë opsion i vetëm. Pas fjalës së ish-kryministrit Sali Berisha, mbledhja ka vijuar pa praninë e kamerave. Aksioni opozitar kundër qeverisë dhe bashkimi i demokratëve janë në fokus të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e kryesisë të zhvilluar në 4 shtator, u caktuan edhe drejtuesit politikë në 12 qarqe të vendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB