Politikë

Nis me sherr Komisioni për 'Shëndetësinë'/ Ndreca debat me Vokshin: Për konferencë ke ardhur?

Plarent Ndreca ka kërkuar që para se të mbajë fjalën hyrëse të konstituojë mbledhjen, e më pas të vazhdojë me rendin e ditës.

k.m.
Nis me sherr Komisioni për 'Shëndetësinë'/ Ndreca
Pamje nga Komisioni

TIRANË- Ka nisur me debate Komisioni Hetimor parlamentar për koncesionet në Shëndetësi. Teksa kryetarja e Komisionit ka nisur që të mbajë fjalën hyrëse, menjëherë ka ndërhyrë deputeti socialist, Plarent Ndreca. Ai ka kërkuar që para se të mbajë fjalën hyrëse, Vokshi duhej që të konstituonte mbledhjen, e më pas të vazhdonte me fjalën e saj në rendin e ditës. Por, kërkesa e tij nuk është pritur mirë nga Vokshi dhe mes tyre kanë nisur debatet. 

PJESË NGA DEBATI NË KOMISION: 

Vokshi: Po prezantoj kërkesën, mos më ndërprit se do të ta jap për procedurë.
Plarent Ndreca: Pa u konstituuar...po komunikon me ne, jo me publikun.
Vokshi: Po bëj vetëm parashtrimin
Plarent Ndreca: Bëhet mbas konstituuimin. Po bën konferencë për shtyp? Të ikim ne dhe vazhdo ti konferencën
Vokshi: Zoti Ndreca nëse vazhdon këtu... *i fik mikrofonin. Po shpjegoj për publikun çfarë është ky komision dhe çfarë do të trajtojë. Mos u shqetësoni! Jo kaq shpejt! Jo që në minutën e parë. Mos më ndërhyni pa filluar mirë Komisioni. Do kaloj tek rendi i ditës. Ka rend dite patjetër./ZËRI

Poll

MOS HUMB