
Rraman Dema dhe Shaqir Manjani
TIRANË- Partia Demokratike ka nisur riorganizimin në bazë. Ndaj sot është mbyllur numërimi i votave në degët e Partisë Demokratike në Kukës dhe në Bulqizë. Gjatë votime të sotme, në Kukës nga 960 votues, kandidati Rraman Dema ka marrë 555 vota, ndërsa kundërshtari i tij Gëzim Shehu ka marrë vetëm 394 vota.
Në Bulqizë, ka fituar Shaqir Manjani. Nga 569 anëtarë që votuan, Sadiku siguroi 121 vota, shumë më pak se rivali i tij, Shaqir Manjani, i cili siguroi 445 vota./ZËRI
Poll