
HIMARË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Himarë, Petro Gjikuria ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Vangjel Tavon, kandidatin e Partisë Socialiste. Në kallëzim, Gjikuria pretendon se Tavo ka bërë transferimin e votuesve nga Dropulli në Himarë, gjë e cila është denoncuar dhe nga OMONIA.
“Emrat e shtuara ne listen e Borshit te ardhur nga Dropulli dhe Gjirokastra jane miq dhe familjare te kandidatit Vangjel Tavo dhe jane shtuar ne kete liste me synimin qe te punesohen, te drejtojne Bashkine Himare dhe te perfitojne favore dhe prona. Keto manipulime me listat jo vetem qe nuk na stepin por na motivojne edhe me shume per te ndeshkuar me vote hajdutet 12 vjecare”, thuhet në deklaratën e OMONIA-s.
Shumë familjarë të Tavos, kohët e fundit janë transferuar me banim në fshatin Borsh, që është pjesë e Bashkisë Himarë. Mes tyre janë: Grigor Tavo, Harrallmb Tavo dhe Pavllo Tavo.
Sipas kallëzimit, ëshgtë transferuar familjarisht edhe ish-kryebashkiaku i Dropullit; Ahilea Kristofor Decka, Eli Vasil Decka, Eli Taqi Decka, Kristina Ahilea Decka si dhe familja Gjini me anëtarë: Redjan Gjini, Eftalia Gjini, Nisli Gjini, Mustafa Gjini, Fatbardha Gjini e Bleona Gjini.
Sot nisi dhe zyrtarisht fushata elektorale për Bashkinë Himarë.