Politikë

“Nuk kam koment”, Bardhi për zgjedhjet: Falenderoj qytetarët e Fierit

Ai u shpreh se nuk ka asnjë koment për rezultatin dhe përgjegjësitë për humbjen, por falënderoi votuesit e qarkut ku ai kryesonte listën.

I.F
“Nuk kam koment”, Bardhi për zgjedhjet: Falenderoj
Gazment Bardhi

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, ka folur për mediat për rezultatin e 11 majit. Teksa po hynte në selinë blu për të marrë pjesë në mbledhjen e thërritur nga kryedemokrati Sali Berisha, Bardhi tha se nuk ka komente. Ai u shpreh se nuk ka asnjë koment për rezultatin dhe përgjegjësitë për humbjen, por falënderoi votuesit e qarkut ku ai kryesonte listën.

“Mirëmbrëma jam shumë i lumtur që po ju shoh pas kaq shumë kohësh. Përveç mirënjohjes me zemër për 40 mijë qytetarë të qarkut të Fierit që pavarësisht terrorit në të gjitha drejtimet, qëndruan dhe zgjodhën alternativën më të mirë për Shqipërinë, sonte nuk kam asnjë koment. Mirënjohje, dhe vetëm mirënjohje”, tha Bardhi./ZËRI

Poll

MOS HUMB