Politikë

OSBE thirrje palëve politike: Merrni në konsideratë rekomandimet tona! Hekuri rrihet sa është i nxehtë

Ambasadori theksoi se mirëpret çdo nismë që i jep përparësi luftës kundër krimeve zgjedhore.

f.t
OSBE thirrje palëve politike: Merrni në konsideratë rekomandimet
Ilirjan Celibash dhe Michel Tarran

TIRANË- OSBE zhvilloi sot një takim me KQZ-në, SPAK-un, policinë dhe shoqërinë civile, ku bëri thirrje për zbatimin e ligjit në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe për hetimin e krimeve zgjedhore. Ambasadori Michel Tarran ditën e sotme u bëri thirrje palëve politike në Shqipëri që të marrin në konsideratë rekomandimet OSBE/ODIHR-it e për të rritur performancën e institucioneve shtetërore në trajtimin e shitblerjes së votës dhe shkeljeve të tjera zgjedhore. Ambasadori theksoi se mirëpret çdo nismë që i jep përparësi luftës kundër krimeve zgjedhore, përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. 

'Hekuri rrihet sa është i nxehtë! Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 2025-s, tani është koha e duhur për të marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it e për të rritur performancën e institucioneve shtetërore në trajtimin e shitblerjes së votës dhe shkeljeve të tjera zgjedhore. Prezenca mirëpret çdo nismë që i jep përparësi luftës kundër krimeve zgjedhore, përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës”, tha ambasadori Michel Tarran, sot, në tryezën teknike të organizuar nga Prezenca e OSBE-së dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Diskutimet në tryezë u përqendruan te gjetjet e raporteve të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it dhe rekomandimet e tyre për rritjen e integritetit dhe drejtësisë në zgjedhjet e ardhshme.

Poll

MOS HUMB