Politikë

PD kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit, Kolegji cakton datën e seancës dhe 5 gjyqtarët

Pas padisë së PD-së, është hedhur shorti dhe caktuar trupa gjykuese në Apelin Administrativ, e përbërë nga 5 gjyqtarë.

zh.ll
PD kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit, Kolegji cakton
Partia Demokratike-Kolegji Zgjedhor

TIRANË- Kolegji Zgjedhor do të mblidhet në datën 4 shtator në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Pas padisë së PD-së, është hedhur shorti dhe caktuar trupa gjykuese në Apelin Administrativ, e përbërë nga 5 gjyqtarë. Konkretisht Lutfije Celami si relatorë, Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza si anëtarë.

Partia Demokratike (PD) ka depozituar ditën e djeshme në Kolegjin Zgjedhor padinë që kishte paralajmëruar se do të dorëzonte kundër vendimit të Komisionit Rregullator që certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit. Në padi, PD ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke pretenduar se procesi është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe parregullsi. 

Kolegji Zgjedhor është instanca më e lartë që mbyll përfundimisht betejën ligjore për rezultatin. Nëse Kolegji do të rrëzojë ankimimin e PD-së dhe do të lërë në fuqi vendimin e Rregullatorit, presidenti do të duhet të nxjerrë dekretin për datën e mbledhjes së parlamentit të ri në seancë plenare. 

Më 28 gusht, Komisioni Rregullator (KRR) shpalli rezultatin përfundimtar, duke certifikuar zgjedhjet e 11 majit. Kështu Partisë Socialiste i certifikohet rezultati i 83 mandateve, Partia Demokratike me 50 mandate, Partia Social Demokrate me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 mandate dhe Nisma Shqipëria Bëhet, 1 mandat./ZËRI 

Poll

MOS HUMB