Politikë

PD nuk humbet kohë, dërgon në Kushtetuese ‘Diellën’ dhe rregulloren e Kuvendit

Gjithashtu, PD i  kërkon Gjykatës shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”.

zh.ll
PD nuk humbet kohë, dërgon në Kushtetuese
gjykata kushtetuese

TIRANË- Partia Demokratike ka dy padi zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon të shfuqizohen ndryshimet e njëanshme në Rregulloren e Kuvendit si edhe të shfuqizohet dekreti i ministres virtuale “Diella”.

Grupi Parlamentar kërkon që të shfuqizohen ndryshimet e njëanshme në Rregulloren e Kuvendit, të miratuar në Parlament vetëm me votat e mazhorancës socialiste. Gjithashtu, PD i  kërkon Gjykatës shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”.

Rregullorja e re e Kuvendit, përmes të cilës janë riorganizuar komisionet parlamentare duke u bërë 11 të tilla, u votua në seancën e 16 shtatorit me 79 vota pro të deputetëve socialistë.

Ndërkohë, më 11 shtator "Diella" e dekretua nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj. Sipas ligjit që një Ministë të dekretohet duhet të jetë shtetasi shqiptar; që ka mbushur 18 vjeç; dhe sipas nenit 45 dhe 103 të Kushtetutës, të jetë i aftë mendërisht. Në këto kushte përgjegjësia i ka kaluar kryeministrit, pasi ministrja Diella është një robot i krijuar përmes modeleve të inteligjencës artificiale virtuale./ZËRI

Poll

MOS HUMB