TIRANË- Andi Mahila, ish-zv/ministri i Brendshëm, i cili u shkarkuar nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar i habitur nga vendimi. "Nuk kam fjalë", ka qenë ky reagimi i ish-zv/ministrit, i cili shton se ende nuk e beson se është shkarkuar nga detyra. Në reagimin e tij për gazetarin Besmir Pula, Mahila shprehet i sigurtë që nuk ka thyer rregulla, duek theksuar se ndodhej në një restorant ku lejohej duhani.
"Po edhe në restorant në Shqipëri në vend ku lejohet duhani, po tani nuk ka vlerë fare këto. Një gjë, nuk kam fjalë dhe nuk kam thyer rregulla, për këtë kam bindje dhe jam i sigurtë domethënë”, tha ish-zv ministri për gazetarin, Besmir Pula.
Ministrja Koçiu shkarkoi zv/ministri i Brendshëm pas denoncimit të një qytetari, i cili i ndodhur në një restorant me familjen e tij dhe Andi Mahilën, ishte ndjerë i bezdisur nga konsumimi i cigares në ambient të mbyllur nga zv.ministri. Ndërkohë, Koçiu pas shqyrtimit të rastit, ka propozuar shkarkimin e Andi Mahilajt dhe më pas është liruar nga detyra./ZËRI
