Politikë

PD “zhvendos” protestën para Strasburgut, 5 deputetët takohen me europarlamentarët

Protesta e PD-së shënon herën e parë që një forcë politike shqiptare do të mbajë një tubim para PE.

I.F
PD “zhvendos” protestën para Strasburgut, 5 deputetët
Gjyakata e Strasburgut

STRASBURG- Deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur para Gjykatës së Strasburgut për të protestuar për arrestimin e ish-deputetit Ervin Salianji. Mësohet se Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Albana Vokshi dhe Agron Gjekmarkaj kanë hyrë brenda Parlamentit Evropian dhe do të zhvillojnë takime në kuadër të sensibilizimit të BE për situatën në Shqipëri.

Ndërsa, deputetët e tjerë priten të mbërrijnë në Parlamentin Evropian rreth orës 11:30 për të vazhduar protestën e tyre para Strasburgut. Protesta e PD-së shënon herën e parë që një forcë politike shqiptare do të mbajë një tubim para PE.

Protesta para Strasburgut vjen pas një sërë skenarësh që PD ka marrë kundër Partisë Socialiste pas dënimit të Ervin Salianji me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit për çëshjen “Babale’. Opozita ka penguar zhvilimin normal të seancave plenare duke shkaktuar kaos në Kuvend. Si pasojë e dhunës dhe kaosit të shkaktuar, Sekretariati i Etikës përjashtoi 24 deputetë të PD-së nga 10 deri më 60 ditë. Po ashtu, opozita mbajti një protestë më 7 tetor, ku u dogjën 5 instuticione shtetërore.

Deputetët që do jenë në protestë janë: Gazment Bardhi, Edmond Spaho, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Ramadan Likaj, Flamur Hoxha, Flamur Noka, Edi Paloka, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Asllan Dogjani, Isuf Çela, Dhurata Çupi, Elda Hoti, Qani Xhafa, Lindita Metaliaj, Xhelal Mziu, Kasem Mahmutaj, Kastriot Piroli, Ilda Dhori, Bledion Nallbati, Saimir Korreshi, Petrit Doda dhe Zheni Gjergji. /ZËRI

Poll

MOS HUMB