Politikë

Përplasje tek 'Ligjet', Gjiknuri-Alibeajt: Ti s'ke parti, një votë je. Demokrati: Prandaj flas lirshëm

Gjiknuri replikoi duke i thënë demokratit se nuk ka një parti dhe vota e tij nuk përbën problem.

f.t
Përplasje tek 'Ligjet', Gjiknuri-Alibeajt: Ti s'ke parti,
pamje nga mbledhja

TIRANË-Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet drafti për Reformën Zgjedhore, ku pas prezantimeve kanë filluar diskutimet. Debatet nuk kanë munguar, ku deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj është përplasur me deputetin e PS, Damian Gjiknuri. Në fjalën e tij Alibeaj përsëriti se është kundër dhe nuk do të votojë në Kuvend.

Gjiknuri replikoi duke i thënë demokratit se nuk ka një parti dhe vota e tij nuk përbën problem. Alibeaj iu përgjigj duke u shprehur se pikërisht ngaqë nuk i përket asnjë pale, shprehet lirisht.

“Kërkove primin, por nuk ta dhashë! Ky është qartësisht një Pazar, produkt në errësirë, merr kuptim fakti përse nuk e bëtë reformën zgjedhore në komisionin e reformës zgjedhore, për primin, ja ku e more këtu e more primin, se nuk e more dot kur bashkëjetonim bashkë, e kërkove apo jo, por nuk e more dot primin, unë Pazar me votën e shqiptarëve nuk bëj! Po i jepni mandatin e 4 Damian Gjiknurit e Ramës, ky është tërmet! Tërmet në tavolinë, me letra. Unë nuk votoj, jam kundër,"-u shpreh Alibeaj.

“Po ti çke, nuk është se ke parti apo bën pjesë në ndonjë parti. Hyr dhe votoju si qytetar, 9 mijë vota të duhen si kandidat dhe bëhesh deputet”, tha Gjiknuri.

"Po prandaj flas lirshëm"-tha Alibeaj.

Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në parim për një draft të dakordësuar për votën e Diasporës. Sipas draftit palët kanë rënë dakord që emigrantët, duhet të bëjnë kërkesë për të votuar pranë Gjendjes Civile dhe KQZ-së dhe duhet të paraqesin dokumentet e një adrese të saktë. palët gjithashtu kanë rënë dakord që 2/3 e listës së deputetëve të jetë e hapur dhe 1/3 të jetë ekskluzivitet i kryetarit të partisë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB